Funksionojmë në Greqi që prej vitit 1995 në fushën e kafes dhe aktiviteti ynë kryesor është;
Përpunim dhe Tregëti Kafeje dhe veçanërisht i Kafes Tradicionale Shqiptare me emrin ARGJIRO.
Si aktivitet dytësor kemi : Ιnstalimin e Μakinerive Αutomatike Profesionale me emrin "NESCAFE Alegria Professional”, dhe ''Lioness'' për bërje kafesh dhe pijesh të ndryshme, si dhe tregëtinë e produkteve të nevojshme për funksionimin e tyre, si: Kafe Ekspress, Qumësht, Çokollatë, Çaj dhe Nescafe Classic.
Makineritë e tipit "Lioness"mund të funksionojnë dhe si shitësa automatik(vending).
- Me Kafen ARGJIRO u drejtohemi konsumatorëve shqiptarë kryesisht në Greqi, por dhe në mbarë botën. Gjithashtu kafeja jonë preferohet dhe nga një përqindje e konsiderueshme konsumatorësh Grekë apo dhe kombësish të tjera.
Prodhimi i kafes ARGJIRO bëhet në Greqi në njësinë tonë të përpunimit, e cila është plotësisht e automatizuar, dhe e përshtatur, sipas nevojave të produktit tonë si një produkt tradicional, si dhe sipas standarteve bashkëkohore Evropiane të cilësisë dhe higjenikës së lartë.
Kafeja ARGJIRO, gjendet kryesisht në : mini markete, furra buke, kioska, dyqane pijesh dhe në supermarkete të vogla private në të gjithë Greqinë, por më tepër në Athinë, në zonat rreth Athinës dhe në shumë ishuj.
Firma jonë po bën përpjekje të vazhueshme për vendosjen e kafes ARGJIRO në sa më shumë pika shitje në gjithë Greqinë për të qenë sa më pranë konsumatorëve që preferojnë këtë lloj kafe. Në zonat dhe qytetet që nuk gjendet akoma , vet të interesuarit, japin nr. e tel të firmës tonë në dyqanin më të afërt dhe u shprehin dëshirën e tyre që të furnizohet me kafe ARGJIRO.
Gjithashtu nëpërmjet platformës tonë elektronike, konsumatorët mund, të porositin kafe Argjiro direkt nga ne, kudo që ndodhen, ose mund të kontaktojnë me ne, në repartin e dërgesave të drejtëpërdrejta, nëpërmjet të cilit i dërgohet me postë,ose transport ,në adresën e tyre, porosija e çdokujt, kudo që ndodhet në gjithë Greqinë apo dhe në Evropë, Kanada dhe Amerikë.
Në proçesin e reklamimit të produktit tonë , firma jonë ofron falas kafe ARGJIRO, në pikat të ndryshme ku mblidhen qytetarët shqiptarë këtu në Greqi dhe jep dhurata të ndryshme, si kalendare ose mbrojtëse pashaporte,etj.
-Me instalimin e Makinerive Automatike Profesionale për bërjen e kafeve dhe pijeve të ndryshme , u drejtohemi firmave të ndryshme në fushën e hotelierisë. Nëpërmjet këtyre makinerive, çdokush, mund të bëj lehtë, shpejt, saktë me cilësi të lartë dhe konstante , me kosto shumë të ulët, vetëm me shtypjen e butonave, pa qenë e nevojshme të ketë njohuri apo eksperiencë, kafe dhe pije të llojeve të ndryshme,të ftohta dhe të ngrohta. si; ekspress, freddo ekspress, kapuçino, freddokapuçino, kafe filtri, nescafe, frappe si dhe çokollatë, qumësht dhe çaj me limon. Eshtë si të keni një barist profesional në dipozicionin tuaj.
Lehtësia në instalim dhe përdorim, përmasat e vogla dhe kostoja e ulët, i bëjnë këto lloj maqineri të përshtatshme për; hotele që ofrojnë mëngjes gratis , për dyqane buke-m.markete, për sportelet e vogla ushqimore në shkolla, kinema, teatro,fusha sporti,palestra, anije, kafene, bare, parukeri, gjithashtu dhe për ndërmarrje me numër të madh personeli.
Jemi përfaqësues të kompanisë NESTLE HELLAS në këtë degë. .