38.64 42.00-8%
  • Transporti: 
  • Politika e kthimit: Firma jone i siguron bleresit e kafes Argjiro qe ne qofte se ndokush eshte i pakenaqur me produktin tone pasi e ka blere ate , ai ka te drejte ta kthej mbrapsh te firma jone dhe ne ju kthejme mbrampsht shumen e shpenzuar.

Mëso më tepër


Kafe Tradicionale Shqiptare (e tipit turke/greke),e zezë dhe e bluar hollë, me shije dhe aromë të fortë dhe të këndshme, të ngjashme me ato të ekspresit.

Përbëhet  nga varietete  kafesh speciale 100% arabica, të një cilësije shumë të lartë. 

Me pak më shumë se një gjysmë lugëçaji me kafe në xhezve (pothuajse gjysmën e sasisë që përdoret për një kafe të kuqe  greke) si dhe sasinë e nevojshme të ujit dhe sheqerit, pas zierjes së ngadalësuar  mbi një zjarr të ulët ,trazimit  të  vazhdueshëm,si dhe shërbimit  të saj në një filxhan të vogël , shijoni pak e nga pak aromat dhe shijet e veçanta të varieteteve të kafeve 100% arabica,të përzgjedhura me kujdes dhe  të përpunuara tradicionalisht, me mjeshtëri,merak dhe dashuri nga një grup njerëzish të cilët i janë përkushtuar kënaqësisë tuaj.

Një filxhan kafeje shqiptare është fillimi më i mirë i ditës dhe përveç zgjimit  më të mirë dhe kënaqësisë që ajo ofron, sipas të dhënave të fundit shkencore, kjo lloj kafe ka dhe  influenca  pozitive  për shëndetit tonë.

Kafe ARGJIRO paketohet hermetikisht menjëherë pas pjekjes dhe bluarjes së saj, në një atmosferë të posaçme për ruajtjen në mënyrë perfekte të shijes dhe aromës së saj fantastike, që të mbërrijë tek ju gjithmonë e freskët, e pastër dhe e shijshme kudo që ju ndodheni.

Provojeni  dhe ju dhe shikoni dhe vet,se përse shumica e shqiptarëve dhe jo vetëm ata, janë bërë adhurues fanatik të kafes ARGJIRO!



Gjithashtu mund t'ju interesojnë